LAJMI I FUNDIT:

Kolumbia: Një objekt i ngjashëm me balonën e rrëzuar në SHBA, është parë në hapësirën tonë ajrore

Kolumbia: Një objekt i ngjashëm me balonën e rrëzuar në SHBA, është parë në hapësirën tonë ajrore

Ndërkohë që tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë të larta për shkak të rrëzimit të një balone që zyrtarët amerikanë thonë se është një balonë spiune, Kolumbia ka njoftuar se ka pikasur një objekt të ngjashëm në hapësirën e saj ajrore.

“Në mëngjesin e 3 shkurtit, sistemi kombëtar i mbrojtjes ajrore zbuloi një objekt në një lartësi prej rreth 17 mijë metrash që hyri në hapësirën ajrore të vendit në sektorin verior”, njoftuan të shtunën në mbrëmje Forcat Ajrore kolumbiane, transmeton Telegrafi.


Objekti lëvizte me një shpejtësi mesatare prej rreth 46 kilometra në orë, duke treguar “karakteristika të ngjashme me balonën”.

SHBA do të përpiqet të gjejë sa më shpejt pjesët kyçe të balonës së rrëzuar kineze
Lexo po ashtu SHBA do të përpiqet të gjejë sa më shpejt pjesët kyçe të balonës së rrëzuar kineze

Forcat Ajrore kolumbiane e gjurmuan objektin me sistemin e saj të mbrojtjes, derisa u largua nga hapësira e tyre ajrore.

“Nuk përbënte “kërcënim për sigurinë kombëtare, mbrojtjen apo sigurinë ajrore”, u tha nga forcat ajrore, duke shtuar se tani po punojnë me vendet e tjera për të zbuluar origjinën e objektit.

Të shtunën, ushtria amerikane rrëzoi një mjet, që ata thonë se ishte një balonë spiune kineze në brigjet e Karolinës së Jugut.

Pekini pretendon se ishte një balonë kërkimore civile që doli jashtë kursit. Të premten, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, Par Ryder tha se një balonë e dytë ishte parë mbi Amerikën Latine, por nuk dha detaje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Botë
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Kalo në kategori