LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale nuk dëshiron të flas për vjedhjen e dokumenteve të gjyqtarit

Gjykata Speciale nuk dëshiron të flas për vjedhjen e dokumenteve të gjyqtarit

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche”, ka shkruar se një gjyqtari të Gjykatës Speciale iu është vjedhur lloptopi me të dhëna sensitive në banesën e tij në Paris.

Policinë franceze sipas gazetës, e kanë njoftuar banorët e ndërtesës, pasi kanë vërejtur se dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë.


Po ashtu, raportohet se gjyqtari pasi ishte njoftuar për këtë rast, pretendohet ta ketë neutralizuar (fshirë) përmbajtjen e llaptopit të tij prej larg, përmbajtje ato të cilat pretendohet se kishin të dhëna “shumë sensitive” që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ndërkohë, në një përgjigje për KP, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë thënë se nuk komentojnë lidhur me raportimin e mediave franceze të cilit KP iu referohet.

Gazeta franceze ka shkruar se policia në vend-ngjarje kishte parë se personat misteriozë që ishin futur aty nuk kishin lënë gjurmë dhe nuk kishin vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një llaptopi.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, duke thënë se nëse ato të dhëna i vijnë nuk mund të mbahen fshehtë.

“Grabitje në Paris: Një gazetë franceze raporton se i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive. E nëse na vijnë këto të dhëna, çka me ba unë? Edhe fshehtë nuk mbahen”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori