LAJMI I FUNDIT:

Aludohet se kënga e tifozëve të Al Nassr kushtuar Ronaldos, është e vjedhur dhe e turpshme

Aludohet se kënga e tifozëve të Al Nassr kushtuar Ronaldos, është e vjedhur dhe e turpshme

Mbështetësit e Al Nassr kanë përgatitur një këngë të re për Cristiano Ronaldon përpara debutimit të tij zyrtar, por janë disa që thonë se e kanë ‘kopjuar’ atë.

Portugezi u largua nga Manchester United në një mënyrë të diskutueshme përpara se të nënshkruante për Al Nassr në një transferim të lirë.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë është detyruar të presë për debutimin e tij zyrtar në Al Nassr për shkak të një pezullimi që mori gjatë periudhës së tij të dytë në “Old Trafford”.

Cristiano Ronaldo përdor kontaktet e Real Madridit për të siguruar një tjetër transferim të Al-Nassr
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo përdor kontaktet e Real Madridit për të siguruar një tjetër transferim të Al-Nassr

Ylli 37-vjeçar kohët e fundit u paraqit për Riyad All-Star XI në ndeshjen e tyre miqësore kundër Paris Saint-Germain dhe shënoi një dygolësh në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd”.

Sulmuesi portugez pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë për Al Nassr kur të mirëpresin Ettifaq në “Mrsool Park” të dielën (sot).

Pamjet u shfaqën në TikTok të tifozëve të Al Nassr duke performuar këngët e tyre për legjendën e United dhe Real Madridit, Ronaldo.

Kush është Ricky Regufe, njeriu që i qëndron afër Ronaldos dhe organizon gjithçka në jetën e tij të re në Arabinë Saudite - madje edhe kontratën 200 milionëshe në vit
Lexo po ashtu Kush është Ricky Regufe, njeriu që i qëndron afër Ronaldos dhe organizon gjithçka në jetën e tij të re në Arabinë Saudite - madje edhe kontratën 200 milionëshe në vit

Sidoqoftë, përdorues të tjerë të rrjetit social nxituan të pretendojnë se këndimi nuk ishte origjinal dhe akuzuan mbështetësit e Al Nassr se e kishin kopjuar atë nga fansat e Islandës.

Tifozët e Islandës shpërndanë në mënyrë të famshme një këngë vikinge, të quajtur ‘Huh’, gjatë garës frymëzuese të vendit të tyre në Euro 2016 në Francë.

Mbështetësit organizuan një duartrokitje të fuqishme, shoqëruar me një zhurmë të fuqishme sekonda më vonë, pasi Islanda e eliminoi Anglinë nga 16 të fundit në një tronditje të bujshme.

“Të gjithë që thonë se është këngë e Marokut, tifozët e dinë që Islanda e filloi atë në Euro 2016”, vuri në dukje një tifoz.

Dikush tjetër shtoi: “Islanda duhet ta kishte mbrojtur këtë të drejtë para Euros”.

“Oh, kështu që ata vodhën këngën e vikingëve nga vendi im Islanda”, komentoi një tjetër fans.

Jo vetëm 200 milionë euro në vit - por nga kontrata me Al Nassr, Ronaldo e zgjeron fitimin në një milion në ditë
Lexo po ashtu Jo vetëm 200 milionë euro në vit - por nga kontrata me Al Nassr, Ronaldo e zgjeron fitimin në një milion në ditë

Një TikToker i katërt shkroi: “Marok ky, Marok ai, kjo është kënga e Islandës nga Euro 2016”.

Ndërsa një fans tha: “Ata e morën nga Islanda”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori