LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite çmendet pas Cristiano Ronaldos para debutimit të tij zyrtar sot

Arabia Saudite çmendet pas Cristiano Ronaldos para debutimit të tij zyrtar sot

Pasi testoi veten në një miqësore kundër Paris Saint-Germain të enjten e kaluar, Cristiano Ronaldo do të bëjë debutimin e tij zyrtar për Al Nassr sot me fillim nga ora 18:30 në një ndeshje të Superligës Saudite kundër Ettifaq.

Çmenduria, si mund të ishte ndryshe, është instaluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku do të mbushet stadiumi lokal “Mrsool Park”.


Kapaciteti prej 25 mijë spektatorë që mbështet vendin e klubit të dytë më popullor në Arabi pas Al Hilal, do të jetë i vogël për një debutim të shumëpritur, të Ronaldos në ligen lokale.

Al Nassr është i dyti në tabelë, një pikë më pak se Al Ittihad. Nëse fiton do të bëhet lider i një kampionati që është në xhiron e 14-të.

Gazeta Marca ishte dje në Riad, në dyqanin zyrtar të klubit dhe kontrolluar interesimin rreh ‘Cristianomania’.

Përgjegjësit na thanë se shkalla e shitjes që nga prezantimi i nënshkrimit është spektakolare dhe se në një ditë të mirë shiten 400 fanella. Sigurisht, me 7-shin dhe Ronaldon në shpinë.

Çmimi i fanellës nuk është i lirë. Duke llogaritur gjithçka, shuma shkon në 100 euro për copë, përfshirë printimin dhe gjithçka tjetër.

Për çdo rast, pas kësaj fundjave ka vetëm përmasa për fëmijë dhe XXXL për të rritur. ‘Christomania’ nuk fal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori