LAJMI I FUNDIT:

Ofenduan Xhakën dhe Shaqirin, FIFA dënon sërish Serbinë

Ofenduan Xhakën dhe Shaqirin, FIFA dënon sërish Serbinë

FIFA ka dënuar sërish Serbinë me 50 mijë franga për thirrjet fyese të tifozëve të tyre në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar, huliganët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën, dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës, që shkëlqyen në fitoren 3-2 dhe e dërguan Serbinë në shtëpi.


Por gjoba prej 50 mijë frangave ka të bëjë edhe me sjelljen e lojtarëve serbe në fushë, që po ashtu ishin josportive.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A”.

“Dënimi është për shkelje të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, shkruhet në vendimin e FIFA-s.

FIFA ka sqaruar se bëhet fjalë për thirrjet e tifozëve serbë e po ashtu sjelljen e keqe të ekipit, përkatësisht ndëshkimin e shtatë lojtarëve të Serbisë me kartonë të verdhë.

Është ky dënimi i dytë i FIFA-s ndaj Serbisë lidhur me qëndrimet anti-shqiptare në Botërorin në Katar, pasi disa javë më parë shtëpia e futbollit botëror e kishte dënuar federatën serbe me 20 mijë franga zvicerane për shfaqjen në zhveshtoren e Serbisë të flamurit diskriminues ndaj Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

La Liga
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Kalo në kategori