LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e sulmuar brenda dhe jashtë stadiumeve me acid – federata e Malajzisë u kërkon të punësojnë truproja

Lojtarët e sulmuar brenda dhe jashtë stadiumeve me acid – federata e Malajzisë u kërkon të punësojnë truproja

Federata e futbollit të Malajzisë sugjeroi të mërkurën që lojtarët e vendit të punësojnë truproja pas një serie sulmesh ndaj lojtarëve të kategorisë së parë. Tre lojtarë janë lënduar në rrethana të ndryshme në vetëm një javë.

I fundit përfshinte ish-mesfushorin e Malajzisë, Safiq Rahim, të cilit iu thye xhami i makinës nga sulmuesit të martën ndërsa ishte brenda automjetit të tij.


Johor DT , klubi i Rahimit, përforcoi sigurinë e skuadrës pas incidentit. Rasti më i rëndë ka ndodhur të dielën me Faisal Halimin, anësor i Selangor FC . Ai u la në një gjendje kritike pasi u godit nga acidi në një qendër tregtare.

Lojtari i ekipit kombëtar Akhyar Rashid u plagos në një grabitje jashtë shtëpisë së tij në shtetin lindor të Terengganu javën e kaluar.

Policia e Terengganu tha se sulmet nuk kanë lidhje, por janë ende nën hetim. Dhuna ndaj futbollistëve në Malajzi është e rrallë.

Safiq, i cili nuk u lëndua, zbuloi në Instagramin e tij se dy burra me motoçikletë iu afruan makinës së tij me një çekiç dhe ia thyen xhamin e pasmë.

“Nuk e prisja që do të më sulmonin pranë qendrës stërvitore JDT. Duhet të jemi vigjilentë”, deklaroi ai.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Hamidin Mohd Amin u bëri thirrje lojtarëve që të marrin masa shtesë sigurie, si marrja e truprojave personale.

“Ndërsa jo të gjithë lojtarët mund të përballojnë të punësojnë truproja, është një ide e arsyeshme, veçanërisht për lojtarët e famshëm që mund të tërheqin vëmendjen e padëshiruar”, i tha ai gazetës malajziane New Straits Times. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Ndërkombëtare
Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

La Liga
Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Serie A
Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori