LAJMI I FUNDIT:

Dërgoi me Viber pamje të organit gjenital, Gjykata e Prishtinës e dënon me 1 vjet e 3 muaj burgim

Dërgoi me Viber pamje të organit gjenital, Gjykata e Prishtinës e dënon me 1 vjet e 3 muaj burgim

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg me kusht një person për ngacmim seksual dhe mashtrim.

Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri L.M, është shpallur fajtor për dy raste të ngacmimit seksual përmes telefonit dhe një rast të mashtrimit.


I njëjti, në kohë të ndryshme ka ngacmuar seksualisht dy gra. Në rastin e parë ai ka ngacmuar një grua me inicialet A.H-M përmes rrjetit social Viber ku dyshohet se ka dërguar pamje të organit gjenital.

“I pandehuri, me datë 22.10.2020 rreth orës 17:35, përmes numrit të telefonit, me dashje me qëllim të cenimit të dinjitetit, e ngacmon seksualisht të dëmtuarën A.H-M në atë mënyrë që: ka kontaktuar në rrjetin social “Viber” në numrin e saj të telefonit dhe gjatë komunikimit i pandehuri ka hapur kamerën e tij dhe e ka nxjerrë organin gjenital duke e kapur me dorë, ashtu që i ka shkaktuar një mjedis degradues dhe poshtërues ndaj të dëmtuarës” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, L.M, më 21 qershor të vitit 2022 e kishte ngacmuar përmes telefonit një tjetër grua.

I njëjti, me qëllim të ngacmimit, përmes numrave të telefonit e ka thirrur në telefon në dëmtuarën A.M-K, në mënyrë të pandërprerë duke i kërkuar të dalë me të pastaj duke vazhduar me ngacmim seksual.

Sipas Gjykatës, i njëjti përmes telefonit i ka dërguar video me përmbajtje seksuale.

Aktgjykimi i Gjykatës, thotë se i pandehuri i ka shkaktuar të dëmtuarës një mjedis degradues dhe poshtërues ndaj të dëmtuarës duke i shkaktuar shqetësim të madh emocional, raporton kallxo.

Ndërsa, i njëjti është shpallur fajtor edhe për veprën penale të mashtrimit.

Sipas vendimit, L.M në rrjetin social “Viber”, ka mashtruar të afërmit e të dëmtuarës D.Sh-D, në atë mënyrë që: në rrjetin social “Viber” ka shënuar emrin si “D.Sh”, duke ju prezantuar rrejshëm kolegëve të të dëmtuarës dhe familjarëve të saj dhe nga ta kishte kërkuar që në numrin e telefonit t’i dërgojnë mbushje.

Me këto veprime ai ka vënë në lajthim të njëjtit që të marrin veprime në dëm të pasurisë së tyre duke realizuar disa transaksionet.

Të pandehurit L.M, Gjykata i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një vit e tre muajve dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro, të cilat dënime nuk do të ekzekutohen nëse i pandehuri në afat prej 2 viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, ndaj këtij të pandehuri, Gjykata ka zbatuar masën e trajtimit të detyrueshëm, psikiatrik në liri sipas të cilit kryesi i veprës penale L.M do të paraqitet në Qendrën e Shëndetit Mendor në Feriaj, që t’i nënshtrohet trajtimit psikiatrik, sipas rregullave të caktuara nga mjeku përkatës.

“Në rast se kryesi i veprës penale L.M, nuk i nënshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri apo kur kryesi e braktisë trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri, kjo gjykatë, sipas detyrës zyrtare ose sipas propozimit të institucionit të kujdesit shëndetësor do ta zëvendësojë këtë masë me masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim” – thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori