LAJMI I FUNDIT:

Iniesta me deklaratë të fuqishme për Messin: Për mua ishte më i miri edhe pa Kupën e Botës, por kritikët do të gjejnë sërish justifikime

Iniesta me deklaratë të fuqishme për Messin: Për mua ishte më i miri edhe pa Kupën e Botës, por kritikët do të gjejnë sërish justifikime

Debati se kush është më i miri i historisë nuk do të përfundojë kurrë, përkundër faktit se Lionel Messi ka fituar trofeun e Kupës së Botës.

Shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ arriti ta fitonte trofeun e vetëm që i mungonte në karrierë, derisa nga shumë njerëz tani konsiderohet si më i miri i historisë, përkundër që shumë të tjerë kanë tjera preferenca si Cristiano Ronaldo, Pele, Maradona, Zinedine Zidane apo Ronaldo braziliani.


Për Leo Messin ka folur edhe ish-shoku i skuadrës së tij Andres Iniesta, i cili e ka konsideruar atë si më të mirin e historisë edhe nëse nuk do ta fitonte Kupën e Botës.

“Në mendimin tim, Messi nuk kishte nevojë për Kupën e Botës që të konsiderohej si më i miri. Me Kupën e Botës apo pa të, Messi për mua është lojtari më i mirë në histori”.

“Unë besoj se njerëzit që vendosnin në dyshim cilësitë e Messit para Kupës së Botës, do të vazhdojnë të dyshojnë te ai”, tha Iniesta.

Tutje ish-mesfushori i Barcelonës ka thënë se përsëri kritikët do të gjejnë ndonjë justifikim për Messin që mos ta konsiderojnë si më të mirin e historisë.

“Jam i sigurt se kritikët do të gjejnë ndonjë justifikim për Messin dhe për të mos e konsideruar si më të mirin. Gjithsesi, për ta lënë pas këtë debat që nuk ka fund, mendoj se Kupa e Botës ishte e merituar për Messin dhe për të gjithë Argjentinën”, u shpreh Iniesta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori