LAJMI I FUNDIT:

Di Maria do të ndjekë hapat e Messit duke vazhduar karrierën me Argjentinën pas triumfit në Kupën e Botës

Di Maria do të ndjekë hapat e Messit duke vazhduar karrierën me Argjentinën pas triumfit në Kupën e Botës

Sulmuesi anësor i Juventusit, Angel Di Maria nuk do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar me Argjentinën, pavarësisht se e fitoi Kupën e Botës “Katar 2022”.

Di Maria shënoi golin e dytë për vendin e tij në finale kundër Francës përpara se të zëvendësohej në minutën e 64-të dhe kështu duhej të shikonte dramën e mbetur nga vendi i tij në stol.


Përfundimisht, shokët e tij të skuadrës arritën ta kryenin punën dhe pasi fitoi çmimin më të madh të futbollit, 34-vjeçari mund të ketë qenë i prirur të vari këpucët.

Megjithatë, sipas gazetarit të TyC Sports, Gaston Edul, Di Maria dëshiron të qëndrojë si një lojtar i Argjentinës në mënyrë që të mund të shijojë jetën duke luajtur si kampion bote.

Di Maria ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Argjentinës që kur bëri debutimin e tij në vitin 2008, duke luajtur 129 herë dhe tani duke shënuar në finalen e Kupës së Botës dhe në Finalissima, si dhe duke shënuar golin e fitores në finalen e Copa America 2021.

Është mjaft interesante që bashkëlojtari i tij 35-vjeçar Lionel Messi gjithashtu ka deklaruar se ai nuk do të tërhiqet ende, duke përmendur të njëjtat arsye. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori