LAJMI I FUNDIT:

Thuram i vendosur të ndryshoj skuadër në janar, shumë klube pas tij

Thuram i vendosur të ndryshoj skuadër në janar, shumë klube pas tij

Marcus Thuram vazhdon të mbetet një nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferimeve pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi francez nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Borussia Moenchegladbach dhe top klubet evropiane janë vënë pas tij.

25-vjeçari ka pasur një sezon fantastik ku në 17 ndeshje shënoi 13 gola e dhuroi katër asistime.


Bayern Munich dhe Borussia Dortmund duan ta ndalin atë në Bundesliga, por klubet gjermane kanë konkurrencë të fortë nga skuadrat tjera evropiane.

Manchester United, Chelsea, Aston Villa, Newcastle United, Inter, Roma, Atletico Madrid dhe Monaco janë vënë në kërkim të sulmuesit.

Thuram dëshiron të largohet derisa Borussia Moenchegladbach është gati ta lejoj largimin e lojtarit në mënyrë që mos ta humbas atë me parametra zero.

Klubi gjerman synon të fitojë rreth shtatë milionë euro nga shitja e Thuram në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/