Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner sot në kuadër të manifestimit “Bisedimet Maqedoni e Veriut-Francë për mbrojtje”, para të rinjëve të cilët ishin mysafir në ngjarjen, kanë folur për marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës në fushën e mbrojtjes, rëndësinë e saj, intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO dhe rolin në Aleancë.
Ministrja e Mbrojtjes para studentëve të Fakultetit për siguri, të rinjve të Këshillit Veriatlantik dhe frankofonëve të rinj, duke iu referuar marrëveshjes me Francën, theksoi se deri tani Maqedonia e Veriut dhe Franca kanë arritje të mëdha në fushën e mbrojtjes, por ka ende shumë për të bërë në të ardhmen.
“Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që nënshkruam në Paris është një kornizë ligjore që pasqyron vullnetin politik mes dy vendeve për bashkëpunim edhe më të fortë në fushën e mbrojtjes. Është një mundësi për bashkëpunim edhe më të fortë ndërmjet dy ministrive”, theksoi Petrovska.
Ajo theksoi se mbrojtja është një segment i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe, siç theksoi, ajo që po ndodh në Ukrainë është vetëm një rikujtim i asaj që është thënë shumë herë – paqja nuk jepet një herë e përgjithmonë dhe duhet punuar vazhdimisht për të.
Ambasadori Bomgartner theksoi se Maqedonia e Veriut dalëngadalë po e zë vendin e saj plotësisht të merituar në Aleancën e NATO-s.
“Bashkëpunim mes dy vendeve tona ka ekzistuar në fushën e mbrojtjes, por kjo marrëveshje e re, e cila përfaqëson një kornizë ligjore, është një deklaratë e Francës dhe Maqedonisë së Veriut se duhet të përpiqemi të kemi një bashkëpunim edhe më të fortë, edhe më të rëndësishëm, veçanërisht për shkak të anëtarësimit të fundit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kjo marrëveshje parashikon disa përcaktime teknike me korniza ligjore për të krijuar, për shembull, një hapësirë për veprime të përshtatshme, por gjithashtu specifikon fushat në të cilat shkëmbimi do të jetë edhe më intensiv. Bëhet fjalë për një shkëmbim për një plan operacional, për një plan strategjik, por edhe për një shkëmbim të personelit ushtarak, seminare, vizita në terren, si dhe konsultime strategjike”, tha Bomgartner.
Ambasadori shtoi se është një kornizë që mundëson intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet RMV-së dhe Francës, mirëkuptimin e ndërsjellë, vizionet e përbashkëta për botën e sotme dhe kërcënimet ndaj të cilave ajo është e ekspozuar dhe do të mundësojë bashkëpunimin operacional.
Bomgartner, duke iu referuar kontributit të Maqedonisë së Veriut në NATO, theksoi se ky kontribut në këto dy vite u vlerësua njëzëri si pozitiv.
Ai shtoi se duhet të arrihet edhe interoperabiliteti, pasi secila ushtri është autonome dhe secila ushtri ka pajisjet e veta.
Ai, duke folur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, tha se BE-ja në përgjithësi po përgatitet për integrimin e vendit.
“vërejmë se tani mund të ketë pasiguri në shoqëri në lidhje me të ardhmen evropiane, por personalisht nuk kam asnjë dyshim dhe do t’ju them se në përgjithësi Bashkimi Evropian po përgatitet t’ju integrojë dhe këtë ju them për t’ju inkurajuar, por edhe për t’ju bërë më të përgjegjshëm”, theksoi ambasadori francez Bomgartner.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë