LAJMI I FUNDIT:

Scaloni përgatit planin ‘anti-Mbappe’, mund të luajë me pesë lojtarë në mbrojtje

Scaloni përgatit planin ‘anti-Mbappe’, mund të luajë me pesë lojtarë në mbrojtje

Kylian Mbappe është ylli i Francës dhe kjo është e qartë. Bazuar në këtë, ndërsa po përpiqet t’i qëndrojë besnik stilit të Argjentinës, trajneri Lionel Scaloni ka përgatitur një ‘rrjet merimange’ për të futur në kurth sulmuesin francez.

Bazuar në formacionin që Scaloni testoi në stërvitjen e të shtunës, duket se kështu do të formohet Albiceleste: një vijë e pasme me pesë lojtarë për të parandaluar hapësirën për Kylian apo më saktë një ‘plan anti- Mbappe’.


Formacioni titullar që testoi Scaloni është si më poshtë: Emiliano Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Lisandro Martinez, Acuna; De Paul, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister; Messi dhe Julian Alvarez.

Kjo do të nënkuptonte tre qendërmbrojtës: Romero, Otamendi dhe Lisando Martinez; dy mbrojtës të krahut: Molina dhe Acuna; tre mesfushorë, me Enzon si fundor dhe dy mesfushorë gjysmë anësor (De Paul dhe Mac Allister); plus dy sulmuesit: Messi dhe Alvarez.

Ky formacion, nëse konfirmohet, do të ishte një ndryshim në krahasim me gjysmëfinalen kur Argjentina luajti me 4-4-2, por nuk është asgjë e re në lidhje me çerekfinalen kundër Holandës. Në atë ndeshje dramatike, Albiceleste e nisi me 5-3-2, duke ulur në stol Angel Di Marian e ‘dëmtuar’, dhe ashtu pritet të ndodh edhe sot.

Di Maria është pikërisht opsioni tjetër për argjentinasit. ‘El Fideo’ është rikuperuar plotësisht dhe hyri në vend të Lisandros në seancën e së shtunës për të formuar 4-3-3, që do të ishte formacioni tjetër kundër Francës.

Megjithatë, për shkak të karakteristikave sulmuese të francezëve, ka më shumë gjasa që Scaloni të zgjedhë një vijë të pasme me pesë, dhe se Di Maria do të jetë ‘plani B’ nëse është e nevojshme.

Kurioziteti është se në konferencën e tij për shtyp, Scaloni tha se skuadra tashmë është vendosur. Ne do të dimë vetëm nëse konfirmohet pikërisht përpara finales. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori