LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Superligën Evropiane takohen në Madrid

Drejtuesit e Superligën Evropiane takohen në Madrid

Florentino Perez, Joan Laporta dhe Bernd Reichart morën pjesë në Forumin e Ekonomisë së Re në Madrid këtë mëngjes pa një përfaqësues të shquar të Superligës Evropiane, ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.

Ish-kryetari i Bianconerëve dha dorëheqjen në fund të nëntorit së bashku me të gjithë bordin e drejtorëve pas një hetimi mbi parregullsitë e supozuara financiare.


Agnelli ishte një nga arkitektët më të shquar të Superligës Evropiane, të cilën 12 klube elitare e nisën në prill të vitit 2021, por plani dështoi brenda 48 orëve.

Gjigantët e La Ligës, Barcelona dhe ​​Real Madrid, si dhe Juventusi anë tre klubet e vetme që ende zyrtarisht janë përfshirë në projekt.

Sot në mëngjes, Perez, Laporta dhe Reichart, drejtori i A22 Sports, kompania pas Superligës Evropiane, u mblodhën në Forumin e Ekonomisë së Re në Madrid.

Projekti duket se është pranë dështimit pasi as Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk pritet t’i jap të drejt për organizimin e një gare paralele me UEFA-n. /Telegrafi/