LAJMI I FUNDIT:

Brazili ka një ‘mangësi’ në formacion që mund t’i kushtojë me trofeun, ankesat më të mëdha vijnë për Dani Alvesin

Brazili ka një ‘mangësi’ në formacion që mund t’i kushtojë me trofeun, ankesat më të mëdha vijnë për Dani Alvesin

Lista e sulmuesve të Brazilit për Kupën e Botës 2022 është ‘e frikshme’ me emra si: Neymar, Vinicius, Rodrygo , Richarlison, Gabriel Jesus, Raphinha, Antony, Martinelli dhe Pedro.

Megjithatë, nuk është ari gjithçka që shkëlqen. ‘Seleçao’ që ia prezantoi botës emrat si: Jorginho, Cafu, Marcelo, Maicon, Roberto Carlos, Carlos Alberto, Nilton Santos, Branco… ‘çalohet’ në krahët e mbrojtjes në këtë kampionat.


Ftesa për Dani Alves dhe Danilo për krahun e djathtë dhe Alex Telles dhe Alex Sandro në të majtë është ajo që ka gjeneruar më shumë kritika në Brazil.

“Për herë të parë, vendi që ka prodhuar mbrojtësit më të mirë në histori po shkon në një Botëror me mbrojtës krahu shumë të dobët”, ka thënë gazetari Marcos Uchoa.

Por përzgjedhësi Tite ka mbrojtur me fanatizëm ftesën për Dani Alves, i cili mbush 40 vjet.

“I respektoj të gjitha mendimet, por nuk kam ardhur për të kënaqur përdoruesit e rrjeteve sociale. Kriteret për të thirrur Dani Alves janë të njëjta si për pjesën tjetër. Dua që mbrojtësit e krahut të luajnë, duke gjeneruar lojë dhe Dani Alves ka cilësi mbresëlënëse në këtë kuptim”, ka thënë Tite.

Pothuajse të gjitha kritikat, për të thënë të vërtetën, fokusohen tek Dani Alves, i cili në moshën 39-vjeçare po përballet me Botërorin e tij të tretë.

“Është një shaka me shije të keqe ta thërrasësh. Asgjë nuk e justifikon thirrjen e tij”, u shpreh gazetari Renato Mauricio Prado.

Të njëjtin mendim e ka edhe Neto nga ‘TV Bandeirantes’, që kritikon ftesën për Dani Alves.

“Thirrja e Dani Alves është mashtrim, turp, mungesë respekti për pjesën tjetër të mbrojtësve”,  deklaroi Neto.

Ish-reprezentuesi brazilian Ealter Casagrande, një lojtar që luajti në Kupën e Botës Meksikë 1986, gjithashtu vë në dyshim vendimin për Alvesin.

“Dani Alves erdhi në Sao Paulo dhe nuk luajti, Barcelona e la atë jashtë Ligës së Evropës dhe në Pumas ai ishte një dështim total. Mendoj se Marcos Rocha (Palmeiras) ka bërë më mirë vitet e fundit”, deklaroi ai.

Cafu, kapiteni i Brazilit, kampion bote në vitin 2002, sugjeron një zgjidhje alternative për krahun e djathtë.

“Ne kemi anësorë të mirë, por unë do ta vendos Militaon në krahun e djathtë për të forcuar mbrojtjen. Ai ka forcën për të sulmuar dhe mbrojtur”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori