LAJMI I FUNDIT:

Iniesta me fjalë të mëdha për Modric: Ai është një nga mesfushorët më të mirë dhe një nga më të mirët ndonjëherë

Iniesta me fjalë të mëdha për Modric: Ai është një nga mesfushorët më të mirë dhe një nga më të mirët ndonjëherë

Andres Iniesta në moshën 38-vjeçare vazhdon të luajë për japonezët e Vissel Kobe.  Ai u transferua nga Barcelona në Azi katër vjet më parë dhe u largua nga niveli më i lartë.

Ndërsa luante në Evropë, Iniesta luajti kundër Luka Modricit të Real Madridit në disa raste. Spanjolli legjendar e kujton me mall kapitenin kroat.


“Ne jemi lojtarë me profile të ndryshme, por në të njëjtën kohë të ngjashëm në pozicionin në fushë, konceptin e lojës, trajtimin e topit… Ai është një nga mesfushorët më të mirë që ekziston dhe një nga më të mirët ndonjëherë. Pikë referimi e skuadrës së tij dhe nuk është e lehtë të kalosh kaq shumë vite në një klub si Reali duke bërë diferencën”, ka thënë Iniesta për AS.

Tutje spanjolli magjik ka folur edhe për treshen që luante dikur te Barcelona, duke e krahasuar me atë të Real Madridit.

“Ajo treshe e Real Madridit me Casemiro – Kroos – Modrić është një nga më të mirët që ka ekzistuar ndonjëherë. Ata fituan shumë tituj dhe janë padyshim një nga më të mirët, ashtu si ne në Barcelonë. Unë kurrë nuk e kam përjetuar kënaqësinë e të luajturit me Xavi dhe Busquets sërish”, ka thënë Iniesta.

Iniesta luajti për Spanjën nga viti 2006 deri në vitin 2018 dhe fitoi dy kampionate evropiane dhe një botëror.

Ai shënoi 13 gola në 131 paraqitje dhe u tërhoq nga kombëtarja pas Kupës së Botës në Rusi në 2018. Modriç luan për Kroacinë që nga viti 2006 dhe deri më tani ka bërë 154 paraqitje me 23 gola.

Me Kroacinë, ai ishte në finalen e Kupës së Botës në 2018 dhe fitoi ‘Topin e Artë’ të France Football në të njëjtin vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori