LAJMI I FUNDIT:

Bankat po punojnë për blerjen e Interit në stilin e Chelseat

Bankat po punojnë për blerjen e Interit në stilin e Chelseat

Raportet në Itali pretendojnë se bankat që punojnë për një blerje të mundshme të Interit dhe po eksplorojnë mundësinë për të gjetur investitorë të shumtë të gatshëm për të blerë klubin.

Financial Times raportoi në fillim të kësaj jave se Suning Group po mbështetet te Goldman Sachs dhe Raine Group për të gjetur blerës të interesuar për shumicën e aksioneve te gjigantët e Serie A.


Raine Group tashmë ka punuar për marrjen e Chelseat në fillim të këtij viti dhe po shqyrton një skenar të ngjashëm për Interin.

Mediumet Il Corriere Dello Sport dhe Tuttosport raportojnë se zgjidhja ideale do të ishte gjetja e investitorëve të ndryshëm që do të ndajnë burimet për të blerë klubin nga Suning.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në Chelsea verën e kaluar kur Todd Boehly përfundoi marrjen e pronësisë së klubit, i ndihmuar nga investitorë të ndryshëm, duke përfshirë partnerët e tij të biznesit Mark Walter dhe Hansjorg Wyss nga Clearlake Capital.

Në një farë mase, RedBird bëri të njëjtën gjë me Milanin në muajin gusht. Fondi amerikan i drejtuar nga Gerry Cardinale përfundoi marrjen e klubit për 1.2 miliardë euro pasi gjeti aksionarë të tjerë, si Yankee Global Enterprises.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se Suning gjithashtu e vlerëson Interin me 1.2 miliardë euro, edhe pse burime pranë klubit këmbëngulin se konglomerati kinez po kërkon vetëm një aksionar të pakicës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori