LAJMI I FUNDIT:

Zidane shkruan një letër të gjatë dashurie për Benzeman pas fitimit të Topit të Artë

Zidane shkruan një letër të gjatë dashurie për Benzeman pas fitimit të Topit të Artë

Në moshën 34 vjeçare dhe 13 vjet pas nënshkrimit për Real Madridin, Karim Benzema kurorëzoi të hënën me trofeun e Topit të Artë një nga sezonet më të mira individuale të parë ndonjëherë në Santiago Bernabeu.

Çmimi iu dorëzua nga ish-menaxheri i tij Zinedine Zidane, një nga fansat e tij më të mëdhenj. Të dy punuan së bashku dy herë dhe fituan tre Liga të Kampionëve dhe dy tituj La Liga së bashku.


Sipas Diario AS, Zidane ka dërguar një letër emocionuese dashurie për Benzema në L’Equipe, duke folur për shumë aspekte të ndryshme të lojës dhe personalitetit të tij që e kanë ndihmuar atë të arrijë këtu ku është sot.

Zidane gjithashtu komentoi se ai e kishte parashikuar vetë çmimin.

“Kur isha trajner i tij, i thashë Karimit se një ditë do të fitonte Topin e Artë. Ai nuk ka qenë kurrë i fiksuar pas këtij çmimi, por i thashë se nëse nuk do të dorëzohej, do të përfundonte duke e fituar atë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Ai e meriton këtë Top të Artë dhe jam shumë i lumtur për të. Po, është e vërtetë që njëzet e katër vjet më vonë, ai nuk mund të kishte ëndërruar për një trashëgimtar më të mirë”.

Aty ai referon se Benzema është futbollisti i parë francez që fiton çmimin që nga vetë Zidane. Ai e përfundoi letrën e tij duke e shpallur Benzemën sulmuesin më të mirë francez të të gjitha kohërave.

“Sulmuesi më i mirë në historinë e futbollit francez? Nuk më pëlqen të them ‘ai është më i miri’, secili ka lojtarin e tij të preferuar. Disa do të thonë se është Jean-Pierre Papin me golat e tij të jashtëzakonshëm, të tjerë do të flasin për Mishel Platinin…”.

“Për mua është Karimi, sepse kam qenë pranë tij dhe e di se çfarë vlen. Në çdo rast, ai e meriton të jetë në krye. I uroj që të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të shkëlqejë në fushë për një kohë të gjatë, si me Real Madridin ashtu edhe me kombëtaren franceze. Ai është i aftë të shkëlqejë edhe më shumë”, përfundoi Zidane.

Benzema deklaroi gjatë ceremonisë së Topit të Artë se qëllimi i tij i radhës është të fitojë sërish Kupën e Botës. Sigurisht që Franca ka talentin për të bërë një triumf të dytë radhazi në këtë garë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori