LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur kancelari Scholz nga foltorja i drejtohet Ramës: “Edi, ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Momenti kur kancelari Scholz nga foltorja i drejtohet Ramës: “Edi, ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar sot Bashkimin Evropian se i ka lënë jashtë vëmendjes vendet kandidate, siç bënë në kohën e pandemisë, por edhe për një tjetër kërcënim, krizën energjetike.

Në fjalimin e tij në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropian që u zhvillua në Berlin, Rama kritikoi BE-në edhe sa i përket imtegrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Kritikave të Ramës i është përgjigjur kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ka pranuar se vendet e Ballkanit Perëndimor ka 20 vite që janë kandidate për në BE, por më nuk do të jetë kështu.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një video me një pjesë të fjalimit të kancelarit gjerman.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor ka 20 vite që janë kandidate për në BE. Por, pas kaq kohësh kjo nuk do të jetë vetëm me fjalë por edhe me vepra”, ka thënë kancelari Scholz, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka thënë këtë, kancelari gjerman ka bërë një pauzë në foltore, për t’iu drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama: “Edi, sapo thashë se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në përshkrimin e videos së postuar, Rama ka shkruar: “Ai momenti kur drejtori ta përsërit para kolektivit që do marrësh honorar për punën jashtë orarit”. /Telegrafi/