LAJMI I FUNDIT:

Laporta flet për të gjitha, besimin në Xavin, penalltinë ndaj Interit dhe rikthimin e Messit te Barcelona

Laporta flet për të gjitha, besimin në Xavin, penalltinë ndaj Interit dhe rikthimin e Messit te Barcelona

Barcelona e ka shumë të vështirë të kaloj nga grupet e Ligës së Kampionëve dhe tanimë asgjë nuk është në dorën e tyre.

Katalunasit duhet t’i fitojnë dy sfidat e fundit në grup, dhe të shpresojnë se Interi nuk e fiton asnjërën nga to për të kaluar tutje.

Presidenti i Barcelonës, Joan laporta ka thënë se nuk e priste të jenin në këtë moment në këtëpikë të sezonit, por pa e harruar edhe rastin e penalltisë kur Dumfries preku topin me dorë.


“Nuk e prisja që të mbërrinim kështu në këtë pikë të sezonit. Stafi teknik dhe trajneri kanë bërë gjithçka që të ishim konkurrues. Grupi ishte i vështirë, me Bayernin  bëmë një rezultat të mirë, por penalltia që nuk dhanë në Milano nga VAR-i ishte skandaloze”.

“Qartësisht nuk na pëlqeu arbitrimi. Unë reagova siç duhej dhe fola me UEFA-n, por tani nuk mund të kthehemi më mbrapsht”, tha Laporta.

Tutje presidenti i Barcelonës ka thënë se i ka porositur stafin dhe lojtarët të fokusohen te La Liga, pasi synimi është të fitohet kampionati.

“Kemi rinovuar skuadrën, jemi në ndërtim e sipër dhe duhen rregullime, por kemi besim të paprekur si për Xavi, ashtu edhe për lojtarët. U thashë atyre që të vazhdojnë përpara, që të lënë pas krahëve Ligën e Kampioneve dhe të përqendrohen tashmë te La Liga”, vazhdoi tutje Laporta.

Krejt në fund Laporta foli edhe për Lionel Messin, ku mbetet ëndrra e madhe për ta rikthyer atë në Camp Nou.

“Do të bëjmë diçka për të vlerësuar lojtarin më të mirë të historisë së Barcelonës, të dielën mbushen 18 vite nga debutimi i tij me Barcelonën, po përgatitim disa gjëra. Padyshim që do ta shoh në Paris, te mbrëmja gala e ‘Topit të Artë’. Por ai është një futbollist i PSG-së, duhet respektuar ky fakt. Megjithatë, ka ende shumë tifozë katalanas me fanellën e Mesit”, deklaroi presidenti i klubit katalunas. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
Kalo në kategori