LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 36-vjeçari në Gjilan, ia mori paratë një personi dhe nuk ia çoi veturën sipas marrëveshjes

Arrestohet 36-vjeçari në Gjilan, ia mori paratë një personi dhe nuk ia çoi veturën sipas marrëveshjes
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet për veprën penale mashtrimi.

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.B., 36-vjeçar kishte vënë në lajthitje një person pasi ia marrë një shumë të konsiderueshme të parave dhe nuk e kishte realizuar marrëveshjen e sjelljes së veturës.


“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan dhe Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë falë një punë mirë të organizuar operacionale kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar A.B. (1986) i cili ishte nën kërkim policor nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan për shkak të një rasti të mashtrimit i ndodhur në Gjilan”, thuhet në njoftimin e policisë.

“I dyshuari besohet se kishte konsumuar të gjithë elementet e veprës penale të mashtrimit duke vënë në lajthitje ankuesin me rastin e shtijës së një veture, ku viktima në llogarinë e të dyshuarit kishte deponuar një shumë të konsiderueshme të parave, ndërsa i dyshuari nuk kishte realizuar marrëveshjen e sjellës së veturës”.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim” dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori