LAJMI I FUNDIT:

Fuad Ramiqi e Dardan Gashi përplasen për neutralitetin e shtetit ndaj besimeve fetare në Kosovë

Fuad Ramiqi e Dardan Gashi përplasen për neutralitetin e shtetit ndaj besimeve fetare në Kosovë

Projektligji për Kodin-Civil që përfshinë edhe martesat e gjinive të njëjta, mbajtja e shamisë në shkolla apo thirrja e Myftiut Naim Tërnava për ndaljen e grevës në arsim kanë risjellë në vëmendje debatin nëse feja në Kosovë po përzihet në shtet.

Ish-drejtuesi i Lëvizjes Islame “Bashkohu” Fuad Ramiqi, ka thënë se personalisht nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës, për shkak se nuk i përshtatet parimeve të tij.


“Unë nuk e pranoj këtë kushtetutë sepse nuk korrespondon me mua”, ka thënë ai.

Por ish-politikani nuk sheh ndonjë problem si në rastin e apelit të Tërnavës për grevën në arsim.

“Partitë politikë në kohë të zgjedhjeve nuk e kanë aspak problem të vrapojnë te krerët fetarë për të kërkuar votat. Kjo gjë nuk është e ndaluar as në vendet perëndimore, vlera në të cilën thirren liderët tonë. Liderët tonë vazhdimisht janë përzier te institucionet fetare me thirrjet për vota. Thirrja e Myftiut për ndaljen e grevës është humane dhe veprim i mirë”.

Por analisti Dardan Gashi nuk është dakord me Ramiqin në raportet mes shtetit dhe Kushtetutës.

“Shteti është laik dhe neutral në raport me fetë. Nëse juve nuk iu pëlqen duhet tentuar të ndryshojë. Por siç është duhet respektuar. Unë mendoj se kushtetuta në raport me fetë mirë është si është. Ju nuk i respektoni të drejtat e njeriut në raport me Kodin Civil. Pra mos të thirremi aty ku na pëlqen të thirremi në emër të drejtave të njeriut e diku tjetër s’na pëlqen si në rastin e Kodit-Civil. Unë nuk kam kërkuar që të ndryshohet neni i Kushtetutës për laicitetin”, ka thënë Gashi.

Ramiqi i është kundërpërgjigjur duke i thënë Gashit se po e interpreton siç ka dëshirë Kushtetutën.

“Nuk dua këtë nen me interpretua siç ti dëshiron. Interpretimi është ndryshe dhe është vetëm një fjali: Shtet laik dhe neutrale prej besimeve fetare”.

Gashi thotë se Kushtetuta e tregon që shteti nuk mund të privilegjojë asnjë fe e në këtë rast edhe atë islame në raport me uniformën fetare në shkolla.

Mirëpo Ramiqi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se shteti po e privilegjon Kishën Ortodokse.

“Ata i mësojnë fetë në shkollë, edhe financohen nga qeveritë për dallim prej feve tjera. Qeveria e Kosovës ka financua në Graqanicë edhe ndërtimin e kishës”, tha Ramiqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori