LAJMI I FUNDIT:

UNIQA Maqedoni organizoi edicionin e maratonës “ColoRRun”

UNIQA Maqedoni organizoi edicionin e maratonës “ColoRRun”

Mijëra qytetarë sot i’u bashkuan maratonës “ColoRRun” prej dhjetë kilometrave në qytetin e Shkupit, aktivitet ky i cili ka për synim promovimin e lumturisë, shëndetit dhe individualitetit.

Maratona u zhvillua më iniciativë të Shoqërisë së Sigurimeve “UNIQA Maqedoni’, e cila kishte siguruar dhe dhurata për secilin pjesëmarrës.


“Me garën e sotme u përpoqëm të promovojmë disa nga shprehitë e shëndetshme që duhet t’i praktikojmë të gjithë. Sot dëshmuam se konkurrenca dhe gara janë të rëndësishme, por e rëndësishme është edhe miqësia apo shoqërimi së bashku! Ne dëshmuam se ekipi i UNIQA-s është më i miri dhe më i zëshmi për të bërë tifo në pistë, por më i shpejti në vetë pistën. UNIQA për çdo pjesëmarrës të garës ColoRRun siguroi një dhuratë të veçantë. Gara ngjalli më shumë interes se sa pritej dhe kjo rezultoi me frekuentimin më të lartë në stendën tonë”, tha Driton Azizi, Drejtor i Përgjithshëm i “Shoqërisë të Sigurimeve UNIQA SH.A. Shkup”.

Ky ishte edicioni i dhjetë i maratonës ColoRRun, me pjesëmarrjen e mbi tetë milion garuesve në më shumë së 50 shtete të botës.

Kujtojmë se UNIQA si një kompani e dëshmuar tashmë në tregun vendor, ofron për qytetarët gjithmonë ofertat dhe produktet më të mira të sigurimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori