Aranzhuan miqësore me Rusinë, Dzeko dhe Pjanic dalin kundër federatës dhe i bëjnë të qartë se nuk do të luajnë
Përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Rusinë më 19 nëntor në qytetin rus të Shën Petersburgut.
Kjo gjë ka sjell polemika të mëdha në vendin ballkanas, me federatën boshnjake që kishte pyetur fillimisht yjet e skuadrës për miqësoren, por kishte marrë përgjigje negative.
Dy yjet më të mëdha të Bosnjës, njëherit edhe kapitenët Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic kanë dalë kundër Federatës së Futbollit dhe nuk do të luajnë në këtë sfidë.
“Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje. Unë jam gjithmonëdhe vetëm për paqen”, ka thënë Dzeko për gazetën boshnjake Klix.
“Federata e di mendimin tim. Fatkeqësisht, nuk jam unë ai që i merr vendimet me kë do të luaj Bosnja dhe Hercegovina, por kam qëndrimin tim që është i qartë dhe nuk dua të luaj në këtë ndeshje, ndërkohë që vuajnë njerëz të pafajshëm. Unë qëndroj në solidaritet me popullin e Ukrainës në këto kohë të vështira për ta”, tha Dzeko.
Edhe më i ashpër ka qenë mesfushori Miralem Pjanic, i cili i ka bërë të qartë Federatës së Futbollit të Bosnjës se nuk do të luaj në këtë takim.
“Më morën në telefon nga Federata dhe më pyetën për mendimin tim rreth kësaj ndeshje. E thashë atë që mendoja dhe më pas u habita kur mësova se kishin marrë një vendim të ndryshëm”.
“Nuk është një vendim i mirë dhe jam pa fjalë. Në momentin që kombëtarja nis të luajë mirë, atëherë del gjithnjë diçka që shkon keq. Federata e di mirë pozicionin tim dhe them vetëm se një vendim i tillë nuk është diçka e mirë. Unë nuk luaj në këtë ndeshje”, deklaroi Pjanic.
Reagime të shumta ka pasur edhe nga politika në Bosnje, por kjo ndeshje është aranzhuar tanimë dhe mbetet të shihet se si do të reagojë FFBH pasi pritet që edhe futbollistë të tjerë të mbështesin dy yjet Edin Dzekon dhe Milraem Pjanic për mos të luajtur në këtë sfidë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare