LAJMI I FUNDIT:

Largimet po rezultojnë ‘dhimbje koke’ për Barcelonën – disa lojtarë pa oferta, të tjerët vështirë tu gjenden klube të reja

Largimet po rezultojnë ‘dhimbje koke’ për Barcelonën – disa lojtarë pa oferta, të tjerët vështirë tu gjenden klube të reja

Fundi i afatit kalimtar të verës po afrohet me shpejtësi dhe Barcelona po përpiqet të gjejë klube për lojtarët që duan të shesin.

Këto shitje janë thelbësore për uljen e faturës së pagave, e cila nevojitet për të firmosur dhe regjistruar përforcimet që ka kërkuar Xavi .


Ndërsa disa negociata po përparojnë, disa të tjerat janë të bllokuara dhe duken pa zgjidhje në horizont.

Aubameyang dhe Chelsea

Shitja më e rëndësishme, dhe ajo për të cilën klubi ka punuar më gjatë, është ajo e Pierre-Emerick Aubameyang .

Barcelona prej javësh është në bisedime me Chelsean dhe ndonëse prej kohësh flitet për një marrëveshje, e vërteta është se asgjë nuk është finalizuar. Me vetëm dy ditë të mbetura, shitja e lojtarit gabonez është prioriteti më i lartë pasi do të lironte më shumë hapësirë ​​në faturën e pagave.

Pjanic ka refuzuar Al-Nassr

Një tjetër lojtar që mund të largohet është Miralem Pjanic. Lyon ka treguar interesim, së bashku me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Mirëpo, presidenti i klubit araba, së fundmi në rrjetet sociale ka deklaruar se nuk ka pasur bisedime me Barcelonën për mesfushorin boshnjak.

Situata e Pjanic është befasuese. Fillimisht, dukej se ai do të largohej pasi u kthye nga një periudhë huazimi te Besiktas, por Xaxi tha se do të qëndronte.

Megjithatë edhe pse Sergio Busquets ishte i pezulluar ndaj Real Sociedad, Pjanic nuk luajti dhe duket sikur boshnjaku e ka marrë këtë si një shenjë për të kërkuar një klub të ri.

Nuk ka oferta për Depay

Një situatë tjetër komplekse është ajo e Memphis Depay. Holandezi ishte afër bashkimit me Juventusin, por klubi torinez vendosi të nënshkruante në vend të tij me Arkadiusz Milik.

Që atëherë, asnjë klub tjetër nuk ka bërë një qasje. Edhe pse asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë pikë, me vetëm dy ditë të mbetura në afatin kalimtar, duket sikur Depay do të qëndrojë në Camp Nou.

Dest dhe Braithwaite

Xavi ia ka bërë të qartë Sergino Destit se ai nuk është pjesë e planeve të tij, pasi e ka lënë jashtë skuadrës deri më tani.

Manchester United është i interesuar, por Barcelona kërkon 20 milionë euro për mbrojtësin e djathtë, një tarifë që konsiderohet e lartë nga skuadra e Ligës Premier. Villarreal janë përmendur gjithashtu si një klub i mundshëm pas lëndimit të Juan Foyth.

Sa i përket Martin Braithwaite, ai kërkon pesë milionë euro për tu larguar dhe të dyja palët vazhdojnë bisedimet për përfundimin e kontratës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori