Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë u bëri thirrje krerëve opozitarë për tu takuar dhe për t’i informuar ata për takimin e fundit që pati në Bruksel për çështjen e dialogut.
Kurti deklaroi se dallimet e mospajtimet politike që kanë mes vete pozitë e opozitë, nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror.
Ndonëse opozita deklaroi se nuk kanë pranuar ende ftesë për takim, nga Zyra e Kryeministrit kanë bërë të ditur për Telegrafin se ftesat tashmë u janë dërguar.
“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, kurse sot fizikisht”, ka thënë për Telegrafin, Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë.
Kryeziu ka bërë të ditur gjithashtu se Kurti i ka ftuar partitë opozitarë që të takohen nesër.
“Ftesa për takim është për ditën e nesërme, pra të martën”, tha zëdhënësi i Qeverisë.
Dje nga partitë opozitare deklaruan se nuk kanë pranuar ende ftesa për takim dhe se në momentin e pranimit të ftesës do të shqyrtojnë edhe pjesëmarrjen.
Nga AAK-ja dje për Telegrafin deklaruan se nuk kanë pranuar ftesë për takim.
“Në moment që kemi ftesë do e shqyrtojmë pjesëmarrjen dhe do të dalim me përgjigje”, deklaroi, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.
Ftesë për takim u tha se nuk kanë pranuar as në Partinë Demokratike të Kosovës, kurse nga LDK-ja nuk iu përgjigjen pyetjeve të Telegrafit.
Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka theksuar nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm pozitë-opozitë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka theksuar se përafrimi i qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, ka krijuar një momentum të ri për procesin i cili duhet të kapitalizohet.
Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.
Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.
Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.
Ndërkaq, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-89-1-380x233.jpg)
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave
![Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Shkodran-Nikqi-1-380x233.jpg)
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin
![Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/unnamed-16-380x233.jpg)
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit
![Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/fajon_bobo_20.03.15-380x233.jpg)
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE
![Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121718984934-380x233.jpg)
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti
![Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/fajdet-380x233.jpg)
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqiperi-kresore--380x233.jpg)
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?
![Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rodri-380x233.png)
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024
![Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arrestimi-fajde-380x233.jpg)
Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
![Publikohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/endrick-1-380x233.jpg)
Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer
![Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-6-380x233.png)
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024
![Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/palmer-1-380x233.png)
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë