LAJMI I FUNDIT:

Pioli vlerëson lartë talentin belg De Ketelaere

Pioli vlerëson lartë talentin belg De Ketelaere

Milani ka marrë fitoren e dytë në Serie A, teksa ka mposhtur Bolognan me rezultat të pastër 2-0.

Në këtë takim ndër më të mirët në fushë ka qenë talenti i madh belg Charles de Ketelaere, që shkëlqeu me një asistim në golin e parë të shënuar nga Leao.


Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka vlerësuar lartë talentin belg pas ndeshjes me Bolognan.

“De Ketelaere është një talent i madh, ende duhet të gjejë ritmin e duhur dhe të kuptohet me shokët e skuadrës”.

‘Këto janë procese që kërkojnë pak kohë, por deri më tani ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe më duhet të theksoj se është shumë inteligjent”, u shpreh Pioli.

19-vjeçari i kushtoi Milanit plot 32 milionë euro këtë verë nga Club Brugge dhe ka filluar menjëherë shkëlqimin te Rossonerët.

Kampioni në fuqi i Italisë tani ndodhet në krye të Serie A me shtatë pikë pas tri ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori