LAJMI I FUNDIT:

Nëna keqtrajton vajzën në Prishtinë, e mitura merr trajtim mjekësor

Nëna keqtrajton vajzën në Prishtinë, e mitura merr trajtim mjekësor
Foto: Ilustrim

 Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit të fëmijës në Prishtinës.

Për rastin është njoftuar Njësia për mbrojtjen e viktimave.


“Prishtinë 28.07.2022. Më datë 15.08.2022 viktima e mitur femër kosovare ka njoftuar se derisa kishte qenë tek nëna e saj e cila jeton ndaras nga familja, ajo e kishte keqtrajtuar fizikisht”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Është njoftuar Njësia për mbrojtjen e viktimave. /Telegrafi/