LAJMI I FUNDIT:

Messi mbështet Benzeman për të fituar Topin e Artë

Messi mbështet Benzeman për të fituar Topin e Artë

Pak do të kishin parashikuar se Karim Benzema do t’i kalonte Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në futbollin spanjoll, por francezi është shfaqur si lojtari më i mirë në Spanjë.

34-vjeçari francez mund të jetë në prag të sigurimit të një çmimi që përdoret për të diskutuar ekskluzivisht mes Messit dhe Ronaldos, të cilët kanë fituar 12 herë çmimin individual në 13 vitet e fundit.


Megjithatë, gazeta Marca ka përcjellë fjalët e Messit nga një intervistë për TyC Sports, ku ai është pyetur se kush duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

Ancelotti mbështet Benzeman për të fituar Topin e Artë pas rekordit të ri te Real Madridi
Lexo po ashtu Ancelotti mbështet Benzeman për të fituar Topin e Artë pas rekordit të ri te Real Madridi

“Unë mendoj se këtë vit nuk ka dyshime, është e qartë se Benzema pati një vit spektakolar”, ka thënë fillimisht Messi.

“Ai përfundoi duke fituar Ligën e Kampionëve, duke qenë vendimtar që nga raundi i 16-të e tutje në çdo ndeshje”.

“Nuk mendoj se ka dyshime këtë vit”, përfundoi shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Mbappe përkrahë Benzeman për Topin e Artë, zgjedh top treshen e këtij viti
Lexo po ashtu Mbappe përkrahë Benzeman për Topin e Artë, zgjedh top treshen e këtij viti

Përveç bëmave të tij në Ligën e Kampionëve, Benzema ishte padyshim lojtari më i mirë edhe në La Liga sezonin e kaluar.

Në të gjitha garat, Benzema shënoi 44 gola dhe 15 asistime në 46 paraqitje. Megjithatë, përtej statistikave, numri i golave ​​të jashtëzakonshëm, por edhe atyre vendimtar ishin pjesë e bëmave të francezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori