LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti mbështet Benzeman për të fituar Topin e Artë pas rekordit të ri te Real Madridi

Ancelotti mbështet Benzeman për të fituar Topin e Artë pas rekordit të ri te Real Madridi

Real Madridi shtoi një tjetër trofe në kabinetin e tyre tashmë të pasur, pasi të mërkurën mbrëma siguroi Superkupën e Evropës me një fitore 2-0 ndaj Eintracht Frankfurt.

Asnjëherë larg sukseseve të Real Madridit, Karim Benzema ishte njëri nga lojtarët kryesor dhe më meritor në fitoren e Los Blancos.


Një gol i pjesës së dytë e siguroi fitoren e ekipit dhe gjithashtu nënkuptonte një rekord të ri për Benzemën, i cili kaloi legjendën Raul Gonzalez me 324 gola dhe francezi është tashmë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Real Madridit.

Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë me më shumë gola në histori të Real Madridit
Lexo po ashtu Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë me më shumë gola në histori të Real Madridit

Menaxheri Carlo Ancelotti u pyet për sulmuesin e tij pas ndeshjes, me ndërsa nuk hezitoi ta lavdëroj dhe e mbështeti për të fituar Topin e Artë 2022.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider i ekipit, ne jemi këtu për meritën tonë dhe për të, ai ka shënuar shumë gola”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Mundo Deportivo.

“Ai e përfundoi mirë sezonin dhe e ka nisur mirë dhe askush nuk ka dyshim se ai duhet të jetë fituesi i Topit të Artë”.

“Mendoj se askush nuk e dyshon, por në futboll gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi trajneri i Los Blancos.

Benzema natyrisht mbetet çelësi i shpresave të Real Madridit për sukses edhe në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht formës së tij të shkëlqyer, në moshën 34-vjeçare shumë njerëz ende po pyesin nëse Los Blancos kanë thellësi të mjaftueshme për të larguar francezin ose për të mbuluar në rast të një dëmtimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori