LAJMI I FUNDIT:

Berisha në krah të Metës për referendumet: Kushtetuta ka rënë

Berisha në krah të Metës për referendumet: Kushtetuta ka rënë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në krah të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës për çështjen e rikthimit të referendumeve.

Sipas kreut të demokratëve, Kushtetuta ka humbur sensin e saj pasi Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë të gjitha pushtetet.


“Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jam shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet. Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë. Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur.Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre”, tha Berisha. /A2 CNN/