Drita është eliminuar nga garat evropiane në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës nga gjiganti belg Royal Antwerp me rezultat të përgjithshëm 0-2.
Ndeshja e parë në Belgjikë kishte përfunduar pa gola 0-0, derisa të dytën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Antwerp e fitoi me rezultat 0-2, përkundër paraqitjes së mirë të Dritës.
Por gjilanasit përkundër eliminimit, kanë bërë një punë të madhe duke arritur marrëveshje me Antwerpin për shitjen e sulmuesit të tyre Arbnor Muja.
23-vjeçari ishte pjesë e Dritës për vetëm 14 muaj dhe arriti ta bëj hapin e madh në karrierë duke iu bashkua klubit belg, ku fillimisht do t’i kryej testet mjekësore e pastaj do të nënshkruaj kontratë afatgjate.
Lajmin për transferimin e Mujës te gjiganti belg e ka konfirmuar ekskluzivisht për Telegrafin edhe presidenti i FC Dritës, Flamur Bunjaku.
“Është e vërtetë që kemi arritur marrëveshje me skuadrën belge Antwerp për shitjen e Arbnor Mujës. Fillimisht kemi pasur negociata pas ndeshjes së parë, por ato kanë përfunduar pas ndeshjes së dytë të zhvilluar në Prishtinë”, tha Bunjaku ekskluzivisht për Telegrafin.
“Drejtuesit e klubit belg e kishin përcjell që nga viti i kaluar Mujën kur kemi luajtur në garat evropiane, por edhe në kampionat dhe në ndeshjet tona të sivjetshme në Ligën e Konferencës dhe janë bindur për transferimin e tij”, vazhdoi Bunjaku.
I pari i Dritës thotë se shitja e Mujës te Antwerp është një tregues i qartë se klubi është në rrugën e duhur dhe se po iu beson futbollistëve të rinj.
“Paraqitjet tona në Evropë kanë qenë gjithmonë të mira, edhe pse nuk kemi pasur shumë fat në short pasi kemi luajtur ndaj skuadrave shumë të mëdha si Feyenoord apo Antwerp. Drita ka treguar karakter në Evropë duke luajtur si e barabartë përballë ekipeve të mëdha dhe kemi treguar paraqitje shumë të mira”.
“Ne jemi në rrugën e duhur dhe këtë e tregon më së miri marrëveshja me Antwerpin për shitjen e Mujës. Jemi klub që i japim hapësirë lojtarëve të rinj dhe qëllimi ynë është që të shesim sa më shumë në Evropë”, deklaroi Bunjaku.
Krejt në fund presidenti i Dritës i uroi suksese Arbnor Mujës në aventurën evropiane, derisa tha se detajet e marrëveshjes do të bëhen të ditura së shpejti.
“Është një marrëveshje shumë e mirë për ne si klub, sigurisht që do të jetë edhe për lojtarin të cilit i urojmë shumë suksese në aventurën e tij të re. Edhe për ne si klub kjo marrëveshje është një arritje, pasi na bën krenar fakti që një skuadër kaq e madhe si Antwerp blen futbollistë nga ne”.
“Vlen të ceket se ka edhe skuadra të tjera dhe agjentë të ndryshëm që kanë pyetur për lojtarët tanë dhe kjo na jep kënaqësi, por edhe vullnet që të punojmë sa më shumë që të nxjerrim lojtar të rinj për kampionate të ndryshme evropiane”, u shpreh Bunjaku për Telegrafin.
Drita në raundin e parë të Ligës së Konferencës eliminoi skuadrën finlandeze Inter Turku me rezultat të përgjithshëm 3-1, ku Muja ishte më i miri me dy gola e një asistim.
23-vjeçari mitrovicas shkëlqeu edhe sezonin e kaluar në Evropë në dy rrethet ndaj Deçicit dhe Feyenoordit, duke bërë që shumë klube të interesohen për të.
Gjithsesi përveç paraqitjes fantastike në Evropë, Drita bëri që edhe një klub i madh si Antwerp me një drejtor sportiv si legjenda holandeze Marc Overmars të rikthejë sytë nga futbolli ynë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bruno Fernandes me het-trik-un e tij kalon Man Unitedin në çerekfinale të Ligës së Evropës

Paraqitje e dobët nga Chelsea përballë Copenhagen, por kalon në çerekfinale të Ligës së Konferencës

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker