LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit nënshkruajnë peticionin për t’i dhënë Boris Johnsonit nënshtetësinë dhe rolin e kryeministrit

Ukrainasit nënshkruajnë peticionin për t’i dhënë Boris Johnsonit nënshtetësinë dhe rolin e kryeministrit

Një peticion për t’i dhënë kryeministrit britanik në largim Boris Johnson nënshtetësinë ukrainase dhe për ta bërë atë kryeministër të vendit, ka mbledhur mbi 2,500 nënshkrime disa orë pasi u vendos në faqen zyrtare të peticioneve të Ukrainës të martën (26 korrik).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pavarësisht se humbi popullaritetin e brendshëm dhe përfundimisht u detyrua të shpallë dorëheqjen e tij pas dhjetëra largimeve ministrore në fillim të korrikut, Johnson mbetet një figurë kulti në Kiev për mbështetjen e tij të zëshme ndaj Ukrainës, ndërsa ajo po përballet me agresionin rus.


Vizatime, murale dhe madje edhe torta në kryeqytetin e Ukrainës kanë ngjashmërinë e njeriut që disa ukrainas e quajnë me dashuri “Johnsoniuk”.

Peticioni, drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, rendit pikat e forta të Johnson si “mbështetjen mbarëbotërore për Boris Johnson, një pozicion i qartë kundër pushtimit ushtarak të Ukrainës, (dhe) mençuri në sferat politike, financiare dhe ligjore”.

Peticioni, megjithatë, pranon një anë negative të një emërimi të tillë: mospërputhjen e tij me kushtetutën e Ukrainës.

Në një rastësi të dukshme, disa orë pasi peticioni u bë të martën, Johnson i dha Zelenskyt çmimin e udhëheqjes Sir Winston Churchill për atë që zyra e tij në Downing Street e përshkroi si “guxim, sfidë dhe dinjitet të jashtëzakonshëm” përballë agresionit të Rusisë.

Zelensky nuk e përmendi peticionin e ri kur pranoi çmimin, por ai do të jetë i detyruar të përgjigjet zyrtarisht nëse peticioni merr 25,000 nënshkrime.

Duke pranuar çmimin përmes lidhjes video nga Kievi, Zelensky citoi kryeministrin britanik të kohës së luftës Churchill, duke thënë se Johnson “nuk kishte menduar të hiqte dorë nga lufta” kur situata u bë e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Kalo në kategori