LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët hyjnë në sallën e Kuvendit, Rama ndërpret fjalën

Fëmijët hyjnë në sallën e Kuvendit, Rama ndërpret fjalën

Në kuadër të Ditëve të Hapura disa fëmijë kanë hyrë në sallën e Kuvendit për të ndjekur seancën.

Duke shprehur respektin për fëmijët, kryeministri ka ndërprerë fjalën dhe tha se do të vijojë më vonë me deklaratën e tij, pasi fokusi duhet të jenë fëmijët.

Rama i ashpër me opozitën: Ju jeni thika në shpinën e Kosovës, i keni hapur rrugën raportit të Dick Marty-t
Lexo po ashtu Rama i ashpër me opozitën: Ju jeni thika në shpinën e Kosovës, i keni hapur rrugën raportit të Dick Marty-t

Ndërkohë më herët, Rama po komentonte rezolutën e PS-së për Kosovën. Ai u shpreh se s’mund të thuhej asnjë fjalë për rezolutën që sipas tij është fillimi i një beteje të vërtetë dhe jo e folura me vete në sallën e Kuvendit.


Berisha përplaset me Ramën: “O burracak, o i panderë"
Lexo po ashtu Berisha përplaset me Ramën: “O burracak, o i panderë"

“Kuvendi nuk mundet ta mbarti karagjozllëkun e një politike që për 30 vjet në emër të patriotizmit dhe të nacionalizmit e ka përdorur Kosovën, i ka përdorur viktimat e spastrimit etnik, i ka përdorur dhimbjet dhe nostalgjitë për llogaritë dhe hesapet e pazarit mizerabël të Tiranës”, u shpreh Rama. /Euronews Albania/