LAJMI I FUNDIT:

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se po vazhdon me abuzimin e parasë publike.

Arben Brovina, koordinator në Lëvizjen Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, përmes një konferencë për media, tha se Rama është duke planifikuar të hap një tender, në vlerë 10 milionë euro, e që sipas tij, kriteret që do të paraqiten nuk u japin mundësinë shumë operatorëve ekonomik për pjesëmarrje , transmeton Telegrafi.


“Një keqpërdorim që po planifikohet të ndodhë me hapjen e një tenderi nga Komuna e Prishtinës, pra është vazhdimësi e aktiviteteve të kontratave të dëmshme të parasë publikë, që ka ndodhur dhe po ndodhë nga kryetari Rama. Kemi të bëjmë më një njoftim për kontratë “Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në uljen e e shpenzimeve financiare në komunën e Prishtinës”. Pra, me ndriçim publik ‘smart’. Vlera e këtij aktiviteti është 10 milionë euro”, tha ai.

Tutje, ai tha se bëhet fjalë për një tender të orkestruar, që sipas tij, shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës dhe në llogari të individëve të caktuar.

“Hulumtimit e ekspertëve tanë, thonë se kriteret e kërkuara nuk shprehin mundësinë për pjesëmarrje të shumë operatorëve ekonomike, dhe janë të përgatitura për dy operatorë që plotësojnë këto kritere”, pohoi ai.

Më tej, ai bëri thirrje për ndaljen e abuzimit të parasë publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori