Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak.

Përmes një reagimi publik, Osmani e përgëzoi Abdixhikun për mbështetjen e marrë nga delegatët e LDK-së.


“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.

Lumir Abdixhiku u rikonfirmua të enjten në krye të LDK-së, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Sipas rezultatit të votimit, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, 152 votuan për largimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Me këtë rezultat, Abdixhiku vazhdon mandatin si kryetar i LDK-së, duke ruajtur drejtimin e partisë pas një prej proceseve më të tensionuara të brendshme në vitet e fundit./Telegrafi.