LAJMI I FUNDIT:

Shaip Kamberi lidh koalicion paszgjedhor me PD e LPD në Bujanoc

Shaip Kamberi lidh koalicion paszgjedhor me PD e LPD në Bujanoc

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për nënshkrimin e koalicionit paszgjedhor me Partinë Demokratike e Lëvizjen e Progresit Demokratik në Bujanoc.

Kamberi derisa ka shpërndarë disa fotografi nga procesi i nënshkrimit të koalicionit, ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të fortë, transmeton Telegrafi.


“Ky është hap i rëndësishëm drejtë një bashkëpunimi të fortë dhe të përbashkët për të siguruar një qeverisje të mirë në komunën tonë. Marrëveshja jonë synon luftën kundër diskriminimit, zhvillimin shoqëror, barazinë dhe zhvillimin ekonomik, social e kulturor të komunës së Bujanocit”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “do vazhdojmë të angazhohemi që të krijojmë një mjedis të hapur dhe demokratik, duke i dhënë rëndësi zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente, ku çdo ide dhe opinion ka vendin e tyre”.

“Për ne, respektimi i votuesve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje është i pamohueshëm. Besimi në historinë tonë kombëtare, rëndësia e bashkëpunimit ndërpartiak dhe angazhimi për stabilitetin dhe zhvillimin e komunës sonë janë qëndrime që na udhëheqin në këtë rrugë drejt frontit shqiptar për Bujanocin”, ka theksuar ai.

Kamberi thotë mes tjerash se “frontin e përbashkët për shqiptarët në komunën e Bujanocit ua kemi borxh çdo qytetari tonë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori