Mbi një mijë raste të reja me COVID-19, asnjë qytetar i shtrirë në spital me dozën e tretë
Asnjë person i vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19, nuk po qëndron i shtrirë në spitalet e Kosovës. Kjo, sipas ministrisë së shëndetësisë tregon për rëndësinë e vaksinimit me këtë dozë. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1 mijë e 219 raste të reja me coronavirus. Kryeqyteti vazhdon t’i prijë listës me numrin më të madh të rasteve të reja.
Një mijë e 219 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Më së shumti raste pozitive u shënuan në kryeqytet, 273, kurse Peja me 194 raste është qyteti i dytë në këtë listë.
Raste të reja me koronavirus u shënuan në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se shkalla e vaksinimit është një prej shkaseve që ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve.
“Sa më shumë që shoqëritë janë të vaksinuara, reduktohet mundësia e përhapjes së infeksionit, kurse ka plot shtete në botë të cilat kanë shkallë të ulët të vaksinimit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përderisa në një shtet dikund ka ende përqindje të vogël të vaksinimit gjithmonë ekziston mundësia e përhapjes së virusit edhe në vendet e tjera”, ka deklaruar Hoti.
Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 267 persona.
Doza e tretë e vaksinës, Hoti tregon se është shumë e rëndësishme.
“Nga 51 qytetarë të Republikës sonë që sot janë të shtrirë në spitalet tona dhe trajtohen për Covid-19, asnjë qytetar nuk është me dozën e parë dhe asnjë qytetar nuk është me dozën e tretë, kurse kemi një numër bukur të mirë të qytetarëve që janë me dozën e dytë. Cka do të thotë se nuk është e mjaftueshme që kur qytetari t’i marrë dy doza qytetari të vetmjaftohet dhe të mendoj se ka krijuar imunitetin e duhur”, ka thënë Hoti.
Dozën e tret të vaksinës deri tash e kanë marrë mbi 103 mijë qytetarë.
Në përgjithësi, në Kosovë me dozën e parë janë vaksinuar mbi 903 mijë persona./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore