Dy mijë vjet më parë, bregu verior i Perusë së sotme popullohej nga fisi Moçe. Ata kishin ndërtuar piramida të mëdha me tulla balte dhe një rrjet të gjerë ujësjellësish. Ishin pionierë të teknikave të punës me metal, çka u dha mundësinë të krijonin bizhuteri dhe artefakte jashtëzakonisht të ndërlikuara.
Për shkak të mungesës së një gjuhe të shkruar, pak dihej për qytetërimin Moçe – deri në vitet 1980, kur arkeologët filluan të zbulonin monumente dhe varre që përmbanin murale të detajuara dhe qeramika të jashtëzakonshme me skena të detajuara të gjuetisë, luftimeve, sakrificave, ceremonive dhe situatave qartësisht seksuale.
Arti Moçe është një nga stilet më përfaqësuese joabstrakte të artit në Andet e lashta, dhe kjo bie në sy në qeramikën e tyre. Në të gjen të pasqyruara aktivitetet shoqërore, luftën, punimin e metaleve, thurjen dhe seksin.
Deri më sot, më shumë se 100 mijë enë të tilla janë gjetur dhe tashmë gjenden të shpërndara nëpër muze dhe koleksione private në mbarë botën. Pothuajse të gjitha vijnë nga sajte të rëndësishme arkeologjike, si Huaca de la Luna (Tempulli i Hënës), Huaca del Sol (Tempulli i Diellit) dhe Sipán, si dhe nga varrezat e Moçe të shpërndara në të gjithë bregun verior të Perusë.
Të paktën 500 prej këtyre enëve kanë imazhe eksplicite seksuale, të paraqitura në mënyrë tipike si figura tredimensionale të pavarura, ose si pjesë e enës. Përveçse janë vepra arti, enët me temë seksi janë edhe enë balte funksionale, me hapësira boshe për mbajtjen e lëngut dhe një grykë, zakonisht në formë falike.
Paul Mathieu, në librin e tij “Sex Pots: Eroticism in Qeramics” shkruan se “një shumëllojshmëri aktesh seksuale vihen re në këto vizatime dhe gdhendje: fellatio nga femra te meshkujt është mjaft e zakonshme; puthje dhe përkëdhelje; masturbim mashkullor (por asnjëherë masturbim femëror); marrëdhëniet midis çifteve heteroseksuale në pozicione të ndryshme; skena të lindjes; marrëdhënie midis kafshëve (bretkosa, minj, qen, lama, majmunë, nganjëherë me misër ose kultura të tjera ushqimore); dhe marrëdhëniet midis femrave dhe kafshëve mitike (lakuriqi i natës dhe jaguari kishin konotacione të veçanta fetare në kulturën Moçe).
Megjithatë, në to gjen disa elementë që i kanë habitur studiuesit. Së pari, është e zakonshme paraqitja e një çifti duke bërë seks, ndërsa gruaja ushqen me gji një foshnjë. Së dyti, akti seksual i paraqitur më shpesh është seksi anal, ndërsa seksi vaginal është pothuajse inekzistent. Kjo mund të përcaktohet saktë pasi organet gjenitale të të dy gjinive shpesh shfaqen të paraqitura me detaje të kujdesshme anatomike.
Teoritë që shpjegojnë kuptimin e veprave të artit eksplicit të kulturës Moçe janë disa. Sipas Andrew Turnerit (2013) në disertacionin e tij “Sex, Myth, and Metaphor in Moche Pottery”, punimet e mëparshme shkencore i kanë trajtuar enët erotike Moçe si katalog përfaqësues të praktikave seksuale të popullit Moçe, objekte didaktike që synojnë të demonstrojnë metodat e kontracepsionit, që kthehen në “tekste” moralizuese, reflektime të humorit Moçe, ose si portretizime të akteve rituale ose ceremoniale.
Teoria e fundit ka marrë mbështetjen më të madhe deri më sot, veçanërisht duke pasur parasysh se vazot e seksit janë gjetur pothuajse ekskluzivisht në varre të individëve me status të lartë, pavarësisht nga mosha apo gjinia e të ndjerit.
Turner thotë në disertacionin e tij se skenat seksuale “aludojnë për marrëdhëniet themelore kozmologjike midis maleve dhe bregdetit, mashkullit dhe femrës. Kanë një gjuhë të pasur metaforike në lidhje me lëngjet fekonduese dhe ciklin hidraulik, dhe një sërë besimesh mbi adhurimin e paraardhësve dhe rolin e të ndjerit në lidhje me fertilitetin bujqësor dhe njerëzor”. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak