LAJMI I FUNDIT:

MALLI PËR ATDHE

MALLI PËR ATDHE
Ndre Mjeda

Poezi nga: Ndre Mjeda

Ndër njikto vênde për bukurí
Dhén t’êm i shuemi jam tui dishrue;
N’gjytete t’hueja, porsi n’shkretí,
Rrij tui gjimue.


 e bukur fusha kúr çilë prêndvéra,
Lulzim ká kopshti kúr lulet dalin;
E drandofilles nder fushë tret’ éra
E pertè malin.

Por gjith këto t’mira ngushllim nuk m’apin :
Për atdhé t’êmin zêmra po m’shkrihet ;
Njatjè kúr mêndja lëshon ndo‘j herë vrapin
Shêndi i përtrîhet.

Ndër lisa t’pýjve, bylbyl, tui këndue,
Për çérdhe tande po bân ankime;
Mue, i mjerë bylbyli, po m’ përgián mue
Me kto dertime.

Sá herë nën hije t’nji farë çinarit,
Afër nji kronit qí i shkon përbrî,
Për vênd mêndohem, kû ndodha s’parit,
N’vaj tui u shkrî.

E pves tui kjámun érën e kronin
Për fush’ e male kû mêndja m’vret :
Por tui rrjedh uji, si e ká zakonin,
Gjimon e s’flet.

Prei mâjes t’malit shikjoj lerg fushën
Kah dij se â fisi qi jetën m’fali;
Por prei trishtimit me lot syt m’mbushen
E s’mund t’i ndali.

O bjeshk’ e male, fusha t’bekueme,
Kû vetë herherna për shetí shkoshe;
O Maranaji, o Buen’ e mblëlueme
Me bîmë gjellbroshe,

Kúr kam me u gëzue? Ndër njato kësolla
Mâ e pagjt’ e e kandshme m’u dukte jeta;
Ndër dhéna t’hueja, kû mbrapa u ndolla,
Veç trishtim gjeta.

Na dha né t’shkretve vetë Perendija
Mállin m’u pamun, me ndêjë n’nji votrë
Grueja me t’shoqin, me prindën fëmija
E vllau me motrë.

Njaj zêmrë nierit nuk ká qi udhtimin
Për mirakande merr me u bëgatue;
Lerg teje, o Shqype, kush lypë gjallimin
Po, do mallkue.

Do vorre t’réja ndodhë qi m’kallxojnë
Ndoshta tui kjámun prei dhimet gjindja;
Njitû, do t’m’flasin, t’rrijn e pushojnë
Vllaznit e prindja.

O Prind, o vllazën! te’j vorr me jue
E gjáll e i dekun une do t’rrij;
Sá do n’giûhë t’ême kan me m’urue :
“Dritë pastë n’lumní”.