Baladë e vjetër angleze, versioni i vitit 1966 nga Paul Simon dhe Art Garfunkel
Përktheu: Agron Shala

A po shkon në Pazarin e Skarborosë?
Majdanoz, sherbelë, rozmarinë dhe trumzë
Të fala nga unë për atë që atje jeton
Ajo dikur ishte dashuria ime e vërtetë


Thuaji të ma bëjë një këmishë prej shambrie
(Në shpatin e një kodre, në të gjelbrën e thellë të pyllit)
Majdanoz, sherbelë, rozmarinë dhe trumzë
(Gjurmët e harabelit mbi tokën e mbuluar me borë)
Pa asnjë tegel e pa qepje me gjilpërë
(Batanije dhe shtroja, fëmija i malit)
Atëherë ajo do të jetë dashuria ime e vërtetë
(Fle pa qenë i vetëdijshëm për kushtrimin e luftës)

Thuaji të më gjejë një akër tokë
(Në shpatin e një kodre, ca gjethe të shpërndara)
Majdanoz, sherbelë, rozmarinë dhe trumzë
(Lan varrin me lot të argjendtë)
Midis ujit të kripur dhe bregut të detit
(Një ushtar pastron dhe lustron pushkën e vet)
Atëherë ajo do të jetë dashuria ime e vërtetë

Thuaji ta korrë me një drapër prej lëkure
(Lufta gjëmon, duke flakëruar në batalione all)
Majdanoz, sherbelë, rozmarinë dhe trumzë
(Gjeneralët i urdhërojnë ushtarët e tyre të vrasin)
Dhe ta mbledhë të gjithën në një deng shqope
(Dhe të luftojnë për një kauzë të cilën moti e kanë harruar)
Atëherë ajo do të jetë dashuria ime e vërtetë

A po shkon në Pazarin e Skarborosë?
Majdanoz, sherbelë, rozmarinë dhe trumzë
Të fala nga unë për atë që jeton atje
Ajo dikur ishte dashuria ime e vërtetë