LAJMI I FUNDIT:

FRANCESCA

FRANCESCA

Poezi nga: Ezra Pound
Përktheu: Fadil Bajraj

Ti m’u fute duke dalë nga nata
Dhe duart i kishe plot lule,
E tash duke u përpëlitur prej hutistëve
Po ikën nga përgojimet e rezilëve.


Unë, që të bëra vend mes gjërave të mia më të shenjta,
U tërbova kur ta përmendën emrin
Në ato vende të ulëta.
Dëshirova që ato dallgë të ftohta të më kalojnë mbi frymën time,
E bota të grimcohej si gjethe e tharë,
Apo si kurorë radhiqeje era të më shpërndante,
Kështu do të të gjej sërish mbase,
Fillikat.