Studentët e Dizajnit të Modës në UNI Universum International College prezantojnë talentin e tyre në Prishtina Fashion Night

Studentët e Departamentit të Dizajnit të Modës në UNI - Universum International College kanë prezantuar kreacionet e tyre para publikut në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në vend Prishtina Fashion Night.
Përmes një prezantimi profesional dhe kreativ, studentët kanë sjellë koleksionin e tyre për të rritur, duke dëshmuar aftësitë e tyre në konceptimin, dizajnimin dhe realizimin e veshjeve moderne.
Ky prezantim pasqyron qasjen praktike që ofron UNI - Universum International College në programin e Dizajnit të Modës, ku studentët ndjekin të gjithë procesin e krijimit të një koleksioni - nga hulumtimi dhe zhvillimi i konceptit, skicimi dhe modelimi, deri te prodhimi dhe prezantimi final.
Përmes infrastrukturës moderne dhe pajisjeve të specializuara, përfshirë laboratorin e dizajnit të modës, bibliotekën, makinat profesionale të qepjes dhe manekinët, UNI - Universum International College u mundëson studentëve zhvillimin e aftësive praktike dhe përgatitjen profesionale për tregun e punës.
Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/
Email: aplikimet@universum-ks.org
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062




















































