MË BËN MIRË

James Laughlin (1914-1997), foto e vitit 1941
Poezi nga: James Laughlin
Përktheu: Fadil Bajraj
ta përkul trupin tim përtokë
kur perandori kalon unë jam
njëri nga kopshtarët e pallatit
megjithatë kurrë s’e kam parë
fytyrën e tij kur ai shëtit në
kopsht atij i paraprijnë çunakët
që i cingërojnë zilet e vogla e
unë e përkul veten kur i dëgjoj
zilet që afrohen sado që thonë
se perandori është shumë i mirë
dhe nuk ofendohet lehtë ai mbase
do të mund të më falte buzëqeshje
po ta shikoja ose ndoshta do t’më
fliste por jam i bindur e besoj se
perandori sundon me nënshtrimin tim
pra përulësia ime është ajo që sundon.
/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
45 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































