Anita dhe Lola Haradinaj shkëlqejnë me dukjen elegante, ndërsa publikojnë video duke vallëzuar në dasmën e Luan Haradinajt

Dasma e Luan Haradinajt, e mbajtur në Kullën e Haradinajve në Gllogjan, ka sjellë jo vetëm atmosferë festive e momente tradicionale, por edhe paraqitje elegante që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale.
Në fokus të veçantë janë bërë edhe bashkëshortet e vëllezërve Haradinaj, Anita Muçaj Haradinaj – bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj – dhe Lola Haradinaj, bashkëshortja e deputetit Daut Haradinaj, të cilat janë shfaqur plot stil dhe hijeshi në këtë ceremoni familjare.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ato shihen duke vallëzuar nën ritmet e këngëve tradicionale, duke i dhënë edhe më shumë ngrohtësi atmosferës së dasmës.
Anita Muçaj Haradinaj, e njohur edhe si spikere lajmesh, u shfaq me një veshje në nuancë të gjelbër, një kombinim elegant dhe shumë i përshtatshëm për një ceremoni tradicionale.
Ajo e kishte kompletuar paraqitjen me një fund të gjatë me detaje të arta dhe aksesorë të zgjedhur me kujdes, duke ruajtur një stil të rafinuar e të thjeshtë, por shumë tërheqës.

Ndërkohë, Lola Haradinaj tërhoqi vëmendje me fustanin rozë, me prerje elegante dhe pamje glam, që i jepte një ndjesi festive dhe shumë “femërore” paraqitjes së saj.
Me flokët e kapura dhe detajet minimale, ajo e kishte lënë në qendër veshjen, e cila u duk perfekte për këtë ditë të veçantë.

Pamjet e dy zonjave teksa kërcejnë dhe shijojnë atmosferën në oborrin e kullës, me peizazhin e Gllogjanit në sfond, janë komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar thjeshtësinë, elegancën dhe energjinë pozitive që ato kanë përcjellë në këtë festë familjare. /Telegrafi/































































