Pagesat prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët dalin sot

Pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët do të ekzekutohen sot.
Kështu ka konfirmuar ministri në detyrë i Ministrisë për Punë dhe Familje, Andin Hoti.
“Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë dalin sot, ngase dje u ekzekutuan pagesat e njëhershme për lehonat me rritje në vlerën 500 euro”, tha ministri Hoti për Radio Dukagjinin.
Kujtojmë se Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për ekzekutimin e Pakos për përballje me inflacionin 2.0 e cila parasheh mbështetje për kategori të ndryshme shoqërore si pensionistë, fëmijë, lehona, studentë aktivë, punëtorë privatë e familje në nevojë.
Sipas ministrit Hoti, nga kjo pako përfitojnë: mbi 400 mijë fëmijë dhe mbi 300 mijë skema pensionale (të gjitha kategoritë), përfshirë edhe kategoritë e luftës dhe personave me nevoja të veçanta.
Ministri nё detyrё i Punёs dhe Familjes, Andin Hoti nё Radio Dukagjini ka sqaruar pёr herё tё parё edhe se si do tё bёhet shpёrndarja e kuponёve ushqimorё pёr familjet nё nevojё, pёr tё cilёt qeveria nё detyrё ka ndarё 1 milionё euro.
“Kuzhinat popullore dhe organizata joqeveritare tё cilat ndihmojnё familje nё nevojё e tё cilat kanё aplikuar paraprakisht pёr kёtё mbёshtetje do tё bёjnё shpёrndarjen e pakove ushqimore te kёto familje tё cilat ata i kanё tё evidentuara nga paraprakisht si familje nё nevojё dhe me vёshtirёsi mё tё mёdha ekonomike. Kjo varet mё shumё nga kёto kuzhina popullore tё cilat edhe mё herёt kanё evidentuar e punuar me kёto familje” , tha Hoti.
Sipas ministrit Hoti ekzekutimi i kёsaj mbёshtetje pёr familjet nё nevojё varet nga Ministria e Financave kur tё lёshohen mjetet ku shtoi se kjo mund tё ndodhё brenda kёsaj jave.
“Kjo varet nga Ministria e Financave, ka mundёsi tё realizohet brenda javёs”, u shpreh ai. /Telegrafi/









































