MINTI publikon çmimet e derivateve, bie çmimi i naftës dhe gazit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 26 maj.
MINTI njofton se për sot çmimi maksimal i naftës është 1.59 euro për litër, duke shënuar rënie për 2 cent krahasuar me të hënën.
Rënie ka shënuar edhe çmimi i gazit për 1 cent.

Ndërkaq, çmimi i benzinës është i njëjtë me të hënën, 1.53 euro për litër.
Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
53 minuta më parë








































