"Nuk kam ndjenja për të", Indri e lë Vanesën 'live' gjatë emisionit Ferma VIP 3

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, ka reaguar publikisht për herë të parë pas eliminimit, duke sqaruar arsyen pse ka vendosur të mos jetë pjesë e Prime-it mbrëmjen e sotme.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja ka falënderuar fillimisht të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërsa ka shpjeguar edhe pse ka zgjedhur të heshtë ditët e fundit.
“Gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kam reaguar, pasi kam pritur që hijet e mia të dyshimit të vërtetohen. Kam qenë e sinqertë që prej fillimit dhe do të jem e tillë deri në fund,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se zhvillimet e fundit i kanë përforcuar dyshimet që kishte.
Vanesa ka bërë të ditur se nuk do të jetë e pranishme në studio sonte, duke thënë se e ka kuptuar përmbajtjen e një letre që, sipas saj, ishte ideuar për t’u bërë publike dhe se kjo ishte arsyeja pse i ishte kërkuar me ngulm pjesëmarrja.
“Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente. Nuk kam premtuar në asnjë moment që do të jem prezente ditën e sotme!” u shpreh ajo.
Më tej, ajo ka zbuluar se të premten i është kërkuar të zhvillojë një ballafaqim në studio me dy ish-konkurrente të tjera, Klevisa dhe Sara. Sipas Vanesës, pasi refuzoi një përballje të tillë, i është përmendur ekzistenca e letrës, e cila – sipas saj – u përdor si mjet presioni.
“Ditën e premte më është kërkuar të bëj një ballafaqim me Klevisën dhe Sarën dhe, pasi e refuzova një gjë të tillë, më është treguar për ekzistencën e letrës,” ka shkruar ajo.
Në mbyllje të reagimit, Vanesa ka bërë një deklaratë të fortë, duke theksuar se askush nuk duhet të përdorë figurën e vajzave për audiencë apo për intriga loje.
Ndërkohë, gjatë Prime-it të sotëm, Indri deklaroi live se do ta përfundojë marrëdhënien me Vanesën, duke thënë se ditët larg saj i ka ndier si “liri” dhe jo si mungesë.
“Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua,” deklaroi ai, teksa lexonte letrën drejtuar Vanesës. /Telegrafi/




















































