Pas tensioneve në Ferma VIP, Adioni dhe vëllai i Olës shfaqen bashkë

Takimi i Olës me të vëllain në Ferma VIP ishte një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni, sidomos pas reagimit të Fabianit ndaj afrimitetit të saj me Adionin.
Në atë kohë, ai nuk e fshehu pakënaqësinë dhe situata krijoi goxha tension brenda fermës.
Madje, pyetja e tij “Nëse një zog bie në dashuri me një peshk, cila është zgjidhja?” u kthye menjëherë në viral në rrjetet sociale.
Megjithatë, duket se raportet mes djemve kanë ndryshuar plotësisht pas gjithë asaj që ndodhi në reality show.
Së fundmi, Ola ka ndarë një fotografi ku Adioni dhe Fabiani shfaqen bashkë duke luajtur video-lojëra dhe duke kaluar kohë në një ambient mjaft miqësor.
Pamjet tregojnë se tensioni i dikurshëm është lënë pas dhe se mes tyre tashmë ka një raport shumë më të qetë jashtë kamerave. /Telegrafi/






















































