Një numër i madh banorësh nga Rugova kanë ardhur sot në Prishtinë dhe janë mbledhur për të protestuar para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Protesta po mbahet në kundërshtim të vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë, vendim që, sipas protestuesve, po ndikon drejtpërdrejt në pronat dhe aktivitetet e tyre.


Në protestë, banorët janë parë duke mbajtur pankarta me mesazhe si: “Rugova jashtë parkut”, “Prona është e shenjtë” dhe “Poshtë vendimi i ministrisë”.

Protestuesit kërkojnë rishqyrtimin e vendimit dhe kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë reagimet deri në adresimin e kërkesave të tyre. /Telegrafi/