Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” ka bërë apel për qytetarët që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në menaxhimin e mbeturinave shtëpiake, me qëllim ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike.

Sipas njoftimit, në disa zona është vërejtur vendosja e rrobave dhe enëve të shpërndara pranë kontejnerëve, duke ndikuar negativisht në higjienën dhe pamjen e qytetit.


“Ju bëjmë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi në menaxhimin e mbeturinave shtëpiake, pasi në disa raste vërehet vendosja e enëve dhe rrobave të shpërndara pranë kontenjerëve, gjë që ndikon negativisht në pastërtinë e hapësirave publike dhe në pamjen e qytetit tonë”, thuhet në apel.

Nga kjo kompani u kërkohet qytetarëve që mbeturinat të paketohen në qese të mbyllura dhe të vendosen brenda kontejnerëve të dedikuar.

“Ju lutemi që të gjitha mbeturinat të paketohen në qese të mbyllura dhe të vendosen brenda kontenjerëve të dedikuar. Ky veprim i thjeshtë ndihmon në ruajtjen e pastërtisë, lehtëson punën e shërbimeve të pastrimit dhe kontribuon në një mjedis më të rregullt dhe më të shëndetshëm për të gjithë”, thuhet më tej në njoftim.

KRM “Ambienti” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në ruajtjen e pastërtisë publike. /Telegrafi/


Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” ka bërë apel për qytetarët që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në menaxhimin e mbeturinave shtëpiake, me qëllim ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike.

Sipas njoftimit, në disa zona është vërejtur vendosja e rrobave dhe enëve të shpërndara pranë kontejnerëve, duke ndikuar negativisht në higjienën dhe pamjen e qytetit.

“Ju bëjmë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi në menaxhimin e mbeturinave shtëpiake, pasi në disa raste vërehet vendosja e enëve dhe rrobave të shpërndara pranë kontenjerëve, gjë që ndikon negativisht në pastërtinë e hapësirave publike dhe në pamjen e qytetit tonë”, thuhet në apel.

Nga kjo kompani u kërkohet qytetarëve që mbeturinat të paketohen në qese të mbyllura dhe të vendosen brenda kontejnerëve të dedikuar.

“Ju lutemi që të gjitha mbeturinat të paketohen në qese të mbyllura dhe të vendosen brenda kontenjerëve të dedikuar. Ky veprim i thjeshtë ndihmon në ruajtjen e pastërtisë, lehtëson punën e shërbimeve të pastrimit dhe kontribuon në një mjedis më të rregullt dhe më të shëndetshëm për të gjithë”, thuhet më tej në njoftim.

KRM “Ambienti” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në ruajtjen e pastërtisë publike.